
Ramadani për Fetain: Është pjesë e ASH-së, mendimet ndryshe janë vlerë e demokracisë
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në një intervistë për DialyClick në TV21 duke komentuar qëndrimet e bashkëpartiakut të tij Arben Fetait, theksoi se ai mbetet pjesë e ASH-së dhe se shprehja e mendimeve ndryshe nuk përbën problem, por përkundrazi, është një vlerë e demokracisë.
Fetai tha Ramadani është zv kryeministër i propozuar nga ASH dhe se shtoi se diversiteti i qëndrimeve nuk e dëmton partinë, por ndihmon në forcimin e saj përmes diskutimeve të shëndetshme dhe konstruktive.