
Ramiz Merko bojkoton aktivitetin partiak të BDI-së në Strugë
Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka bojkotuar një aktivitet të rëndësishëm partiak që është mbajtur sot në këtë qytet, shkruan Zyrtare.
Burime të afërta me organizatorët bëjnë të ditur se Merko nuk ka qenë i pranishëm në takimin që mblodhi figura të rëndësishme të BDI-së, përfshirë funksionarë lokalë.
Mungesa e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme në qarqet politike brenda Frontit Evropian dhe është interpretuar si një shenjë e qartë e mospajtimeve të brendshme në koalicion./ ZYRTARE.net