
Raportimet për dronët e dyshimtë të Serbisë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk kemi identifikuar shkelje
AA
Në lidhje me pretendimet se dronët serbë kanë përshkuar qiellin e Kosovës, nga KFOR në një përgjgije për Telegrafin kanë thënë se nuk kanë identifikuar asnjë shkelje nga fluturake të tilla.
Tutje në këtë përgjigje të misionit të NATO-s në Kosovë, thuhet se KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Lidhur me pyetjen tuaj, ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Tutje në përgjigjen e tyre thonë se: “Është thelbësore që të gjitha aktivitetet në hapësirën ajrore, veçanërisht afër Vijës Kufitare Administrative, të koordinohen në mënyrë adekuate me KFOR-in për të parandaluar tensionet dhe për të siguruar sigurinë. KFOR-i mbetet në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe. Dhe vazhdon aktivitetet e tij të përditshme, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.