Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Raportohet për arrestimin e disa pelegrinëve serbë në Prizren
Kosovë

Raportohet për arrestimin e disa pelegrinëve serbë në Prizren

April 6, 2025

AA

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe shoqëruar sot disa pelegrinë serbë në pjesën e Shatërvanit, në Prizren.

Siç raporton Sinjali me burime, personat në fjalë janë ndaluar dhe kontrolluar nga policia në këtë lokacion të frekuentuar, ndërsa më pas janë shoqëruar me disa vetura policore në stacionin më të afërt policor.

Sipas mediumit, “bëhet fjalë për një veprim të planifikuar të organeve të rendit”.

Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se deri më tani s’ka informacion lidhur me ndalimin e ndonjë pelegrini.

LEXO EDHE:

“Dy thika…” Policia tregon se çfarë iu gjet në veturën e serbëve të arrestuar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër pelegrinë serbë në Gjakovë.

Përmes raportit ditor të së dielës, policia bëri të ditur se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky rast është përmendur edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të dielën, ku në njoftimin e Qeverisë u tha se njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë, teksa tjetri kapiten i ushtrisë së shtetit serb. /Insajderi.org/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100

November 18, 2026
Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e ardhjes

November 18, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më

November 18, 2026
Maqedoni

Alarm për dhunën ndaj grave në Maqedoni: Mbi 50 gra

November 18, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 lopë enden rrugëve të Kriva Pallankës – kërkohet

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5203
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15540
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë

Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit

Kosovë

Jakup Krasniqi sërish në Kosovë: zbulohet arsyeja e

Ish-kreu politik i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së

Maqedoni

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është

Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është krijuar shumë më herët, deklaroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.