
Raportohet për një shpërthim në Zveçan, policia jep detaje

Në orët pas mesnate në media është raportuar për një shpërthim në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Lajmi është konfirmuar nga zëvëndësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani pohoi se nuk ka të lënduar duke ndarë informacionet bazike rreth incidentit.
“Kemi informacion për një detonim që është dëgju te ndertesa e postës në zvecan rreth orës 00.30.
Jemi në vend të ngjarjes, ndërsa nuk ka të lënduar”, ka thënë ai për medie.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar me detajet rreth rastit…