
Raportohet se Rozeta Hajdari është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, po raportohet se është paraqitur për t’u intervistuar, sërish në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe sipas informacioneve të para, rasti lidhet me rezervat shtetërore.
Kujtojmë se kjo çështje u bë kryelajm në muajin gusht të vitit 2023, kur u raportua për keqpërdorimin e rezervave, për çka disa persona përfunduan në pranga të Policisë, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të ministrisë së Hajdarit.