AA
Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e të akuzuarit Vasil Jovanov dhe e dënoi përsëri me një dënim të vetëm me burg prej tre vjetësh e dhjetë muajsh për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” pasi Gjykata e Lartë në maj të këtij viti e rrëzoi vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë dhe e ktheu çështjen për rigjykim.
Vendimi, siç raportohet nga Gjykata e Apelit, u mor në një seancë publike të mbajtur më 11 qershor 2025, duke vepruar në çështjen penale KZ-481/25.
Në shkurt të këtij viti, poashtu Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën penale të mëparshme si të pabazuar, dhe e miratoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe e ndryshoi vendimin në lidhje me sanksionin penal – masën e shqiptuar institucionale të dërgimit në një qendër korrektuese dhe dënimin e tij me dënim të vetëm me burg prej tre vjetësh e dhjetë muajsh, por më 7 maj, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin prej 3 vjetësh e 10 muajsh burg në procedurën e shkallës së dytë dhe e ktheu çështjen për rigjykim.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të