Rasti Maduro: Kamala Harris, tjetër qëndrim nga Vjosa Osmani
“Veprimet e Donald Trump në Venezuelë nuk e bëjnë Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të jetueshme.”
Kjo u deklarua nga ish-zv/presidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris.
“Fakti që Maduro është një diktator brutal dhe i paligjshëm nuk e ndryshon faktin se ky veprim ishte i paligjshëm dhe i pamatur. E kemi parë këtë film më parë. Luftërat për ndryshim regjimi ose për naftë paraqiten si forcë, por përfundojnë në kaos – dhe familjet amerikane përfundojnë duke paguar çmimin. Populli amerikan nuk e dëshiron këtë dhe është lodhur duke u gënjyer”, shkroi Harris në X.
Ajo shtoi se kjo nuk është çështje droge apo demokracie.
“Bëhet fjalë për naftën dhe dëshirën e Donald Trump për të luajtur rolin e një ngacmuesi rajonal. Nëse vërtet do të interesohej për ndonjë nga këto, ai nuk do të falte një trafikant droge të dënuar ose nuk do të mënjanonte opozitën legjitime në Venezuelë, ndërsa njëkohësisht do të negocionte me aleatët e Maduros.
Presidenti po i vë ushtarët në rrezik, po shpenzon miliarda, po destabilizon të gjithë rajonin dhe nuk ofron asnjë bazë ligjore, asnjë plan daljeje dhe asnjë përfitim për qytetarët në vend,” tha ajo.
Ajo theksoi se Amerika ka nevojë për lidership që do të synojë të ulë kostot për familjet punëtore, të zbatojë sundimin e ligjit, të forcojë aleancat.
“Dhe, më e rëndësishmja, të vendosë popullin amerikan në radhë të parë,” përfundoi Harris në reagimin e saj. /tesheshi.com/