AA
Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë. Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas dëshmitarit, procedura ka qenë e tillë: fillimisht “kafeja” në zyrën e doktor Vasevit, i cili, pasi pinin kafenë, ia dorëzonte ilaçin infermieres. Lënda zhvillohet kundër doktor Vasevit dhe dy onkologëve të tjerë, për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.
Në 7 ditë proteste Edi Rama e mbaroi të gjithë gazin lotësjellës që kishte në magazinat e policisë, duke e
Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet e ushqimeve në Evropë mund të rriten sërish gjatë vitit 2027, për shkak të
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në