
Reagimi paralajmërues i Ballist Morinës: Mos u mprehni të më arrestoni
Në Zvicër u hodh shorti për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë. Vëmendja kryesore e e tifozerisë shqiptare ishte padyshim njohja e rivalëve të përfaqësueses kuqezi. Shqipëria do të përballet me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorën. Për ndeshjen me Serbinë, Ballist Morina ka një paralajmërim.
”Me 14 tetor 2014 ishte hera e parë dhe si herë parë duhej domosdoshmërisht t’mbahej mend nga pala ARMIQËSORE. Ata tashme janë t’zvirgjëruar…UNË vetë nuk jam i interesuar më n’ta…i shumëzoj me 0. Ky ishte nji njoftim për “RILNIDJEN” që mos u mprehni te m’arrestoni prap si dikur për SHOU, pasi pasojat do ishin t’pakalkulueshme…”
Ndeshjet kualifikuese pritet të nisin në muajin mars.