Reagon Al Nassr: Është një lajm rremë, por edhe qesharak!
Jhon Duran është transferimi i fundit i bërë nga skuadra e Al Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi u transferua nga Aston Villa te skuadra arabe për shifrën rekord deri në 77 milionë euro, shkruan Indeksonline
Gjatë ditës së djeshme u raportua se lojtari nga Kolumbia është duke u përballur me një problem. U tha se ai po jeton në Bahrain, dhe jo në Rijad. Kjo për shkak se ligji arab nuk e lejon që ai të jetoj së bashku me të dashurën pë u martuar.
Megjithatë ky lajm u përgenjështrua nga klubi i Al Nassr. Përmes rrjeteve sociale, skuadra tregoi se lojtari po jeton afër klubit.
“Ne të gjithë e dimë se si quhen këto “lajme të rreme”. Por, ky vërtetë është një lajm i rremë, por qesharak. Ne jemi të lumtur që klubi ka rëndësi kaq shumë. Jhon e dashuron Rijadin dhe shtëpia e tij është shumë afër klubit dhe stadiumit. Ai tashmë është anëtar i joni i ri në familje”, shkruhet në postimin e klubit nga Arabia Saudite./Indeksonline/