
Reagon Ambasada Amerikane pas mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në Kosovë

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e qendrave serbe për punë sociale në Kosovë.
Përmes një postimi në “X” ambasada amerikane thotë se është e shqetësuar për këtë veprim “të pakoordinuar”.
Ambasada shton se veprime të tilla mund të ndikojnë negativisht jo vetëm tek mijëra qytetarë të Kosovës, por edhe në të ardhmen evropiane të vendit dhe në marrëdhëniet dypalëshe me partnerët ndërkombëtarë.
“Ambasada e SHBA’së është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Veprimet e tilla ndikojnë negativisht në mijëra qytetarëve të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagim.
Të premten janë mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.