
Reagon në Flaka, Xhevdet Hajredini – Pas fjalimit kritik të Arben Taravarit në Gostivar
Ish-politikani dhe analisti i njohur, Xhevdet Hajredini, ka komentuar në një reagim publik në faqen e Flaka Media deklaratat e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të cilat ai i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Gostivarit.
“Ti me Ali Ametin kur do ktheheni në pushtet, gjendja krejt ndryshe do jetë”, komenton Hajredini në Flaka. Komenti tjetër ishte: “Edhe tani tregoni popullit se në opizitë çka do të bëni?
Në fjalimin e tij, Taravari akuzoi Qeverinë aktuale për diskriminim ekonomik dhe përjashtim të shqiptarëve nga punësimet dhe investimet në vend, duke theksuar se dalja e ASH-së nga qeveria ishte një vendim moral dhe jo çështje postesh.
“Qeverinë e akuzojmë për diskriminim sistematik ekonomik dhe përjashtim të shqiptarëve nga punësimet dhe investimet. Investime ka në Maqedoni, por në Maqedoninë Perëndimore, asgjë! Nga kredia prej 250 milionë euro nga Hungaria për kompanitë private, kanë përfituar 200 kompani – sa prej tyre janë në pronësi shqiptare? Asnjë. Zero,” deklaroi Taravari me tone të ashpra.
Ai shtoi:
“Dhe në këtë situatë, duhej të qëndronim në qeveri? Jo. Ne vendosëm të dalim në opozitë. Kjo është hera e parë që një parti shqiptare del vetë nga qeveria për arsye parimore.”
Taravari theksoi gjithashtu:
“Na ka ndodhur edhe në vitin 2017 si Aleancë, por atëherë na hoqën Ministrinë e Shëndetësisë. Tani nuk është çështje postesh. Na ofruan edhe drejtori, por ne thamë jo. Kthehemi te populli, sepse ajo që premtuam, nuk po e realizojmë.”
Ai kritikoi deklaratat e kryeministrit për punësimet e realizuara:
“Kryeministri deklaron se janë punësuar 12 mijë njerëz. Po sa prej tyre janë shqiptarë? Më pak se 1 mijë. Të tjerët janë maqedonas. Kjo është gënjeshtra më e madhe që përsëritet çdo muaj.”
Në përgjigje të këtyre fjalëve, ish-politikani Xhevdet Hajredini komentoi në faqen e Flaka Media:
“Ti me Ali Ametin kur të ktheheni në pushtet, gjendja krejt ndryshe do jetë.” Flaka Media