AA
Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ka reaguar ashpër pas incidenteve të rënda që ndodhën gjatë ndeshjes mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija e Haraçinës në Prilep, ku u shfaqën skena huliganizmi dhe fyerje etnike ndaj shqiptarëve.
Në reagimin e saj, ajo dënoi çdo formë dhune dhe sjelljeje të papërshtatshme në ambientet sportive, duke theksuar se sporti duhet të mbetet hapësirë e respektit, garës së ndershme dhe bashkëjetesës.
“Ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë imazhin e sportit si aktivitet që bashkon njerëzit dhe nxit respektin e ndërsjellë.
Sporti nuk duhet të jetë terren për urrejtje apo përçarje, por hapësirë për garë të ndershme, solidaritet dhe bashkëjetesë,” – ka deklaruar Shaini.
Ajo ka apeluar që institucionet kompetente të ndërmarrin masa ndaj çdo akti huliganizmi, në mënyrë që stadiumet të mbeten vende të sigurta për sportistët dhe tifozët e të gjitha komuniteteve.
Në fund, zv.ministrja theksoi se Ministria e Sportit do të vazhdojë me përkushtim të promovojë zero tolerancë ndaj dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, duke e kthyer sportin në shërbim të paqes, respektit dhe bashkimit.(INA)
Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave
Forumi i gruas i LSDM-së kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas serisë së tragjedive të
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj.