Real Madridi ofron 70 mln euro për mbrojtësin bavarez
Skuadra e Real Madridit vijon të punojë fort për të ardhmen. Në qendër të merkatos mbetet padyshim sulmuesi Kilian Mbape, por ai nuk është i vetmi në listën e dëshirave. Një tjetër futbollist që trajneri Karlo Ançeloti e do te skuadra e tij është mbrojtësi kanadez Alfonso Dejvis, që luan me Bajern Munihut. 23-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me bavarezët.
Gjithsesi, marrëdhëniet mes lojtarit dhe Bajernit janë ftohur, ndaj klubi i ka thënë Dejvis se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Për pasojë, kanadezi pritet të lërë Gjermaninë këtë verë. Sipas “Footmercato”, skuadra madrilene është gati të investojë 70 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë. Me fanellën e Bajern Munihut, lojtari ka realizuar 8 gola në 176 ndeshje zyrtare.
Një mbrojtësi ri por edhe më shumë përvojë, që ka treguar se është i rëndësishëm për bavarezët. Afrimi i tij do të ishte një blerje e madhe për Real Madrid, që po ndërton një skuadër me yje.