
Reali dhe Atalanta takohen në Varshavë, për trofeun e Superkupës së Evropës
Fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madrid dhe fituesi i Ligës së Evropës, Atalanta do të luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës në Varshavë. Dy skuadrat do të zbresin në fushë me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “PGE Narodovy“, ku pritet të jetë i stërmbushur.
Për këtë ndeshje trajneri Karlo Ançeloti nuk mund të llogarit në mesfushorin francez Eduardo Kamavinga i cili u lëndua në stërvitjen e fundit. Përveç francezit te “Los Blankos“ mungon edhe David Alaba prej kohësh shkaku i lëndimit, derisa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të Ançelotit.
Nga ana tjetër te bergamaskët do të startojë nga minuta e parë kapiteni shqiptar Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Megjithatë te klubi italian ka shumë mungesa, pasi nuk do të luajnë yjet si Teun Koopmeiners, Nikolò Zaniolo, Rafael Toloi, Xhianluka Skamaka dhe Xhiorxhio Skalvini.