Reali i pandalshëm, plot 109 ditë pa shijuar disfatën
Reali i Madridi është duke zhvilluar një sezon vërtet të mrekullueshëm. Madrilenën nën drejtimin e Karlo Ançelotit, janë në krye të La Liga-s me 48 pikë, po aq sa Xhirona, me pesëmbëdhjetë fitore dhe tre barazime në nëntëmbëdhjetë ndeshje. E vetmja ndeshje që Reali ka humbur në këtë sezon është ajo në La Liga, më 24 shtator të vitit të kaluar, në derbin e Madridit në “Metropolitano” përball Atletikos.
Nga ajo sfidë, “Los Blancos” nuk njohin humbje në të katër kompeticionet ku garojnë, La Liga, Liga e Kampioneve, Kupa e Mbretit dhe tani Superkupa e Spanjës ku kanë mbërritur në finale pas një ndeshje për historinë kundër Atletikos, 5-3, pas kohës shtesë, në Arabinë Saudite.
Që ajo humbje e shtatorit të kaluar kanë kaluar plot 109 ditë që Reali nuk njeh humbje. “Los Blankos” janë kthyer në një makineri. Që atëherë, numërohen 20 ndeshje radhazi pa humbje, me një bilanc prej 17 fitoresh dhe tre barazime (Valejkano, Sevilja dhe Betisi). Që nga dështimi i largët i “Metropolitano”-s, të besuarit e Ançelotit kanë fituar 85% të ndeshjeve të tyre në të gjitha kompeticionet.
Një seri e suksesshme i vendos ata si kryesues në La Liga, të kualifikuar në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, të kualifikuar në Kupën e Mbretit në 1/8 e finaleve dhe në prag të fitimit të titullit të parë të sezonit, Superkupës së Spanjës ku kanë siguruar një vend në finale.