Reali në krizë financiar, gati të shes 6 lojtarë titullar?!
E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se Real Madridi po përballet me probleme financiare dhe si rezultat mund të shesë lojtarë të rëndësishëm në verën e ardhshme.
Me këtë rast, presidenti Florentino Perez po e konsideron një lëvizje të tillë për ta ndihmuar daljen nga humbjet financiare, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu ndalimin e mbajtjes së eventeve në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe investimin e konsiderueshëm në Kilian Mbapen, plus të disa vazhdimeve të kontratave të lojtarëve kryesorë të ekipit.
Njëri prej faktorëve kryesorë që kontribuuan në tendosjen aktuale financiare të klubit janë çështjet ligjore që lidhen me anulimin e koncerteve dhe ngjarjeve të ndryshme në stadiumin “Bernabeu”. Këto ngjarje e kanë detyruar klubin që t’i anulojë disa koncerte dhe ngjarje të tjera që gjenerojnë të ardhura nga eventet në stadium të paktën deri në prill të vitit 2025.
Përpos ndalimit të ngjarjeve në stadium, Reali e bëri një shpenzim masiv financiar për ta transferuar Mbappen. Edhe pse pritën derisa ta merrnin “gratis” nga Paris Sen Zhermeni, ata janë të detyruar të paguajnë bonuse domethënëse dhe një rrogë të majme për lojtarin, një investim gjigant ky për “Merengues”.
Për ta zbutur këtë presion financiar, Real Madridi mund të dëgjojë oferta për disa prej lojtarëve të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Lojtarët që mund të përfundojnë në “treg” i përfshijnë: Andrij Lunin, Antonio Rudiger, Vinisius Jr., Eduardo Kamavinga dhe Rodrigo, lojtarë këta kyç në ekipin aktual të trajnerit Karlo Ançeloti.
Gjithashtu, me më së shumti gjasa për t’u shitur është Aurelien Tchouameni, me madrilenët që shpresojnë të fitojnë sa më shumë para nga shitja e tij, për ta zbutur sadopak krizën.