Reforma Zgjedhore/ Dy bashkëkryetarët e komisionit letër OSBE
Dy bashkëkryetarët e Komisionit Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i janë drejtuar me një letër, prezencës së OSBE në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore.
Të dy bashkëkryetarët kanë firmosur letrën ku i kërkojnë OSBE/ ODHIR për të dërguar ekspertët e saj.
“Siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ ODHIR-it, në takimin e zhvilluar në dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojë që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODHIR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Pasacëm të Parlamentit për Realizimin e Reformës Zgjedhore, t’u paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODHIR-it për të asistuar punën e këtij Komisioni”, thuhet në shkresë.
/abcnews.al/