Reformat në arsim, Zejneli: Regjistrimi nxënësve nëpër shkolla të mesme të bëhet me provim pranues
Profesori Xhelal Zejneli në emisionin “Klan Debat” tha se niveli i arsimit në Maqedoninë e Veriut por edhe në vendet e rajonit duhet te reformohet.
Ai shtoi se jo çdo nxënës është i duhur për të kryer shkollim të lartë, ndaj sipas tij dhe regjistrimi nëpër shkollat e mesmë të vendit, duhet të bëhet me provim pranues.
“Jo çdokush është për shkollë! Regjistrimi në shkolla të mesmë duhet të bëhët me provim pranues, sepse jo çdokush është për shkollim. Këtë e them sepse shteti investon të një nxënës shumë gjatë shkollimit dhe në fund ai ikë në Gjermani si kuadër i gatshëm i këtij shteti. Ka nxënës që me nota mesatarisht të ulëta orientohen të studiojnë shkenca, ndërsa ata që janë shembullor orientohen në mjekësi sepse mendojnë largimin nga vendi”, tha Zejneli. tvklan.mk