
Reijnders: Të luaj mirë kudo që trajneri dëshiron dhe të jem në formë
Milani do të luajë ndaj Fejnordit në Ligën e Kampionëve. Një ndeshje delikate për kuqezinjtë, që synojnë një rezultat të mirë në Holandë. Ai që ka folur para ndeshjes është mesfushori Tijani Reijnders, i cili komentoi ardhjen e Snatiago Himenezit në sulmin kuqezi.
“Ne të gjithë duam të bëjmë më të mirën për ta bërë atë të ndihet i qetë. Edhe të ardhurit e tjerë të rinj po i ndihmojmë. Ne jemi gati. Sa për mua, dua të vazhdoj të bëj mirë, ashtu si gjithë ekipi. Ndjej besimin e trajnerit dhe tifozëve, por nuk e mendoj tani. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja e sotme”, tha më tej Reijnders.
Mesfushori shprehet edhe për ndryshimin e mundshëm të rolit të tij në fushë.
“Për mua është thelbësore të luajmë çdo ndeshje me qëndrimin e duhur. E mira e ekipit është më e rëndësishme, mendoj të luaj mire kudo që trajneri dëshiron dhe të jem në formë,” tha mes tjerash Reijnders.