
Rej Manaj fantastik, sërish në formacionin e javës në Turqi
Rej Manaj shkëlqeu me dy gola dhe dy asiste në triumfin 5-2 të Sivasspor për të dhuruar një prej sfidave më të mira në karrierë. Kontribut me 4 gola për skuadrën turke, duke e ndihmuar Manaj që të marrë edhe vlerësimin maksimal. Sipas ‘Sofascore’, lushnjari meriton notën 9.9, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 21-të në Superligën turke.
27-vjeçari goditi dy herë drejt portës, tentativa që u shndërruan në gol. Teksa vetëm një goditje u bllokua nga mbrojtja, me Manaj që regjistroi statistika fenomenale në një 90 minutësh tepër efikas prej tij.
Dy gola dhe dy asiste për Rey Manaj që ngjitet në kuotën e 6 rrjetave sezonale dhe dy pasimeve kyç për shokët e skuadrës, për të ndihmuar Sivasporin që t’i qëndrojë larg pozicioneve të fundit të renditjes.