Rej Manaj, golashënuesi i katërt në Super Ligën e Turqisë
Rej Manaj po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në Super Ligën e Turqisë, ndërkohë që katër realizime i numëron dhe në Kupën e Turqisë me skuadrën e Sivasporit. Një gjysmë sezoni fantastik për lushnjarin, i cili ka luajtur me Interin në fillimet e tij, ndërkohë që ka qenë dhe pjesë e klubit të Barcelonës.
Me 10 golat e realizuar, Manaj e sheh veten si shënuesi i katërt më i mirë në Super Ligën turke. Më mirë se 26-vjeçari kanë bërë Edin Xheko i Fenerbahces me 16 gola, Tiam i Pendikut dhe me 13 gola me Mauro Ikardi e Gallatasarai-t me 12 gola.
Ecuria pozitive mund të bëjë që ai të kthehet sërish të veshë fanellën e Shqipërisë, aq më tepër kur në horizont është dhe kampionati europian, një vitrinë që çdo futbollist do donte ta shijonte. Në mars do të jetë grumbullimi i radhës nga Silvinjo e do të shohim nëse do ta ketë konsideruar të mjaftueshëm kontributin e Manajt deri më tani për ti bërë vend në kombëtaren kuqezi.