AA
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka kritikuar heshtjen e institucioneve ndërkombëtare pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.
“Dy vite pas sulmit, ende mungon reagimi i institucionit kryesor global për ruajtjen e paqes. Është paradoksale se mblidhej urgjentisht për çështje monetare, por jo për një agresion të armatosur të një shteti kundër një shteti tjetër,” tha Reka.
Ai kujtoi se aleati i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përgjegjës për sulmin në Banjskë, vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi, ndërkohë që Vuçiq mban ligjërata për “paqen” në organizatën botërore.
Sipas Rekës, kjo situatë tregon se “kur diplokracia hesht për kërcënimin e paqes, stabilokracia flijon demokracinë për autokraci.” (INA)
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste