Rekord golash me aksion nga portugezi i Milanit
Pas një periudhe fillestare objektivisht të vështirë, me Fonseka që zgjodhi strategjinë “korrigjuese” të stolit, Rafael Leao duket se e ka rizbuluar veten më shumë si një sulmues sesa një anësor.
Këtë e dëshmon edhe fakti që në kohët e fundit gjetur shpesh rrjetës. Faqja e specializuar për statistika “Opta” raporton se numri 10 i Milanit ka shënuar 17 gola në të gjitha turnetë ku ka luajtur gjatë vitit 2024.
Shifra në fjalë është më e larti në një vit kalendarik që kur portugezi ka zbarkuar në Milanon kuqezi. Për më tepër, këta 17 gola kanë ardhur të gjithë në lojë e sipër dhe vetëm një lojtar i Serisë A ka bërë më mirë në të njëjtën periudhë. Ai është Ademola Lukman i Atalantës.