Rekord për Guinness, gatuhen rreth 300 kilogramë ‘chicken wings’
Një kompani e skarës për Barbecue festoi 50 vjetorin e saj duke gatuar një rekord gati 300 kilogramë krahë pule në Georgia.
Big Green Egg festoi 50-vjetorin në Eggtoberfest, ekspozitën e saj vjetore të skarës në Lawrenceville, duke mbledhur një ekip kuzhinierësh Barbecue për të gatuar këtë ushqim gjigant të krahëve të pulës në 47 nga skarat shumë të mëdha të kompanisë.
Krahët u lyen në salcën e famshme Ed, të emërtuar sipas themeluesit të kompanisë Ed Fisher, përpara se të gatuheshin dhe peshoheshin zyrtarisht nga personeli i Departamentit të Bujqësisë në Georgia.
“Chicken Wings” mjaftuan për të marrë Rekordin Botëror Guinness për shërbimin më të madh të krahëve të pulës rreth 300 kg.
Krahët iu shërbyen pjesëmarrësve të festivalit dhe pjesa e mbetur iu dhurua grupeve lokale të bamirësisë. /Telegrafi/
View this post on Instagram