Renditja: Argjentina para Francës e Spanjës, ja ku pozicionohen Shqipëria e Kosova
FIFA ka publikuar përditësimin e fundit të renditjes së ekipeve kombëtare, ku Argjentina vazhdon të mbetet e para, por ka pasur edhe shumë ndryshime në Top 10 dhe në listën e përgjithshme.
Franca është e dyta është ende sfiduesja e tyre më e afërt, pasi arriti në gjysmëfinale të “EURO 2024”.
Kampionia e sapokurorëzuar e Europës, Spanja ka pasur ngjitje për pesë pozita, duke u renditur tani e treta, ndërsa finalistja e mposhtur, Anglia, renditet e katërta, pasi ka tejkaluar Brazilin, në pozitën e pestë. Shqipëria mbetet në vendin e 66-të, ndërsa Kosova ka rënë dhe tani renditet e 106-ta.