Renditja: Kosova shënon ngritje, Shqipëria humb një vend
Është publikuar renditje e re e FIFA-s për skuadrat kombëtare të futbollit. Shqipëria humbet një pozicion, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve. Kombëtarja kuqezi ka zbritur në vendin e 67-të, duke humbur një pozicion krahasuar me renditjen e mëparshme.
Kosova fiton 2 vende në renditje dhe tashmë qëndron në vendin e 104-të. Ndërkohë Maqedonia e Veriut, nuk lëviz nga renditja e fundit në muajin korrik dhe aktualisht është në vendin e 72-të.
Nuk ka ndryshime në pjesën e lartë të klasifikimit. Kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.