Renditja: Liverpuli i paprekshëm, kualifikohen 11 skuadra dhe eliminohet një italiane
Rezultate e të martës në Ligën e Kampioneve kanë çuar në 11 numrin e skuadrave të cilat kanë siguruar matematikisht praninë në turin tjetër të kompeticionit, ndërsa mbetet për t’u mësuar vetëm në cilin tur do të jenë, me përjashtim të Liverpulit që e di tashmë.
Anglezët mbajnë vendin e parë dhe falë 21 pikëve, kanë të sigurt praninë në vazon e parë. Pas rezultateve të sotme dhe me çfarëdo kombinimi rezultatesh të ndeshjeve të së mërkurës apo të javës së fundit, Liverpulit i janë bashkuar matematikisht si të kualifikuara edhe Barcelona, Atletiko Madrid, Atalanta, Arsenali, Bajer Leverkuzen, Interi, Aston Vila, Brest, Monako dhe Lillë.
Ndërkohë, është matematikisht i sigurt eliminimi i Bolonjës, Crvena Zvezdës, Shturm Graz, Lajpcig, Sllovan Bratislava dhe Jang Bojs.