Renditja: Siner shton diferencën, Gjokoviqi kalon në vendin e katërt
Me fitoren në “US Open”, Janik Siner siguroi pozitën e parë në renditjen “ATP”. Tenisti italian është lider i qartë me 11.180 pikë, madje 4.105 më shumë se ndjekësi i tij i parë, Aleksandër Zverev. Gjasat janë të mëdha që Siner të jetë në krye të listës në fund të vitit, për herë të parë në karrierën e tij.
Novak Gjokoviqi shënon rënie dhe tani renditet i katërti me 5.560 pikë, menjëherë pas Karlos Alkarazit me 6.690 pikë. Në pozitën e pestë dhe të gjashtë mbetën Danil Medvedev dhe Andrei Rublev, ndërsa finalisti nga Nju Jorku, tenisti amerikan Tejllor Fritc, u ngjit në vendin e shtatë. Hurkaç, Rud dhe Dimitrov janë ende në TOP 10-shen e parë.
Në konkurencën e feemrave, Arina Sabalenka fitoi trofeun në “US Open” dhe me këtë grumbulloi pikë shtesë, me të cilat siguroi pozitën e dytë në renditjen e VTA. Tenisti bjellorus ka 8.716 pikë, ndërsa në krye në distancë të sigurt pavarësisht turneut të keq në Nju Jork, me 10.885 pikë është Iga Shvjontek. Xhesika Pegula, e cila më parë ishte në vendin e gjashtë, tani kalon në vendin e tretë. Ajo pasohet nga Ribakina, Paolini, Gof, Zheng, Navarro, Krejçikova dhe Sakari në dhjetëshen e parë