Reperi amerikan Snoop Dogg do të mbajë pishtarin olimpik, përpara ceremonisë së hapjes në Paris
Reperi amerikan Snoop Dogg do të mbajë flakën olimpike në Saint-Denis, këtë të premte, duke shënuar një moment të rëndësishëm përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Atij do t’i bashkohen aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar dhe lojtari ukrainas në pension, Sergey Bubka. Ai do ta çojë flakën nëpër rrugët e Saint-Denis, periferia veriore e Parisit që është shtëpia e Stadiumit Olimpik dhe Qendrës Ujore.
Flaka olimpike ka kaluar dy muaj duke përshkuar Francën dhe të premten në mëngjes do të transportohet përmes fshatit të atletëve që kalon në Saint-Denis, përpara se të shkojë në Stadiumin Olimpik.
Stafeta e pishtarit nuk do të jetë paraqitja e vetme e reperit Snoop Dogg në Lojërat e 2024-s, pasi ai do të jetë gjithashtu një komentator olimpik për stacionin televiziv amerikan NBC.