Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Republika Srpska bojkoton mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkak prania e Kurtit në Sarajevë
Shqipëri

Republika Srpska bojkoton mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkak prania e Kurtit në Sarajevë

December 5, 2024

AA

Ministrat nga Republika Sërpska (RS) nuk do të marrin pjesë të enjten, më 5 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH), për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac, raporton agjencia Srna.

Ai tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiç, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviç, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiç dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbërrijë në Sarajevë të enjten në mbrëmje, konfirmoi një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë Adil Kullenoviç, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

Ai tha se Kurti vjen për të marrë pjesë në një sesion të organizuar nga kjo shoqatë një ditë më vonë në Sarajevë, ku do të mbajë një fjalë hyrëse.

“Në sesion do të diskutohet për marrëdhëniet në rajon”, tha Kullenoviç për REL-in. Kryetari i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se ardhja e Kurtit në Sarajevë do ta komplikojë situatën në Bosnje e Hercegovinë.

“BeH nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ai rajon të hyjnë me letërnjoftim”, tha Dodik, sipas raportimit të Srnas.

Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska, në krye të së cilës është Dodik, i cili ka orientim prorus dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kurti kishte deklaruar në mes të tetorit, gjatë samitit të Procesit të Berlinit, se Kosova nga 1 janari 2025 do t’i lejojë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës të hyjnë me letërnjoftim. Marrëveshja që do të hiqte regjimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Ajo po bllokohet nga përfaqësuesit e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut./REL

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë

November 14, 2026
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15483
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1

Kriza demografike në Maqedoninë e Veriut është ndër më të rëndat në Evropë: sipas projeksioneve të OKB-së, deri në vitin

Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.