
Reshjet e borës/ Kamioni del nga aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi
Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve për hyrje nga vendkalimi kufitar Qafë Thanë deri në zhbllokimin e aksit./Zyrtare.net/