Revoltohet Enrike: Bresti mund të na eliminon nga Kupa e Francës
Paris Sen Zhermein barazoi 2-2 kundër Brestit në “Parc des Princes”, pasi që Erik Roj dhe ekipi i tij shënuan dy gola radhazi për të siguruar një barazim dhe për të lënë skuadrën kampione të Francës me një pike në këtë përballje.
Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike, reflekton mbi këtë rezultat zhgënjyes dhe dorëzimin e ekipit të tij, që shpërdori një avantazh prej dy golësh. Ai tregoi se si PSZH humbi kontrollin e ndeshjes, duke lejuar Brestin të përfitonte.
“Kur humbet kontrollin e lojës është sepse po humbet mbajtjen e topit, humbet shumë topa. Kundërshtarët tanë arritën të ishin shumë më të mirë në pjesën e dytë, ata janë një ekip i madh dhe reaguan mirë. Madje mund ta kishin fituar ndeshjen”, tha Luis Enrike.
Trajneri spanjoll tha se kjo ndeshje duhet të shërbejë si një leksion i mirë, sidomos tani që rikthehet edhe Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, dy skuadrat do të luajnë sërish pas disa ditësh në Kupën.
“Ne do të luajmë kundër Brest përsëri në Kupën e Francës dhe do të jetë e vështirë. Edhe nëse kryesoni 2-0 kundër tyre, ndeshja nuk ka përfunduar. Këtë gjë e patë. Dhe është një shembull shumë i mirë i rreziqeve që merrni kundër këtij ekipi të madh. Më pëlqejnë vërtet shumë. Duhet të kemi kujdes në Kupë, mund të na eliminojnë”, tha trajneri spanjoll.