AA
Kandidati për kryetar nga radhët AKI-së për Tetovën Bajram Rexhepi, ka premtuar sot para banorëve të Tetovës, zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, punësimin e të rinjve dhe projekte infrastrukturorë. Rexhepi sot ka vizituar disa lagje në Tetovë, duke iu dorëzuar madje derë në derë banorëve të Tetovës, programin apo ofertën e tij për komunën e Tetovës. Kandidati i AKI-së për Tetovën, tha se ai the koalicioni AKI, ofrojnë zgjidhje afat gjate për Tetovën dhe jo vetëm zgjidhje të përkohshme.
“Ne ofrojmë zgjidhje afatgjate, që gjithë të rinjtë të kenë vende të reja pune, zgjidhje konkrete për gjitha problemet aktuale që tangojnë qytetin tonë, përfshi ujin e pijshëm. Ne i garantojmë tetovarëtqë do kenë ujë të pijshëm 24 orë, sepse aktualisht në rezervuarin e ujit ka rreth 9 milion metër kub ujë në vit, ndërsa nevojat e qytetit janë shumëmë pak. Kjo ndodh nga keq menaxhimi, që qyteti jonë rreth Sharrit mos ketë ujë të pijshëm. Ne ofrojmë zgjidhje konkrete edhe për pastrimin e qytetit do ndryshojmë metodologjinë edhe për përllogaritjen ndaj qytetarëve. Gjithsesi që do ketë zgjidhje edhe për mbetjet inerte në Tetovë dhe e njëjta do jetë qytet i pastër, siç meriton kryeqendra jonë në Maqedoninë e veriut”, tha Bajram Rexhepi. Kandidat i AKI për Tetovën./Alsat.mk
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministria e Arsimit
Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë,
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se komuniteti turk gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe i inkurajoi