
Rihanna mahnit fansat me ndryshimin e ri
AA
Rihanna ka postuar një seri fotosh në Instagram në të cilat pozoi për fushatën e fundit të markës së saj Savage x Fenty dhe Diesel dhe i ka gëzuar fansat me ndryshimin e imazhit.
Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me të brendshme të kuqe, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një fund të kuq dhe një pallto të kaltër.
Por vëmendjen e fansave e tërhoqi ngjyra e kuqe e flokëve, të cilën e kishte në vitin 2010, kur publikoi albumin e saj të pestë në studio të quajtur Loud.
Postimi i saj ka mbledhur më shumë se 2.1 milionë pëlqime në vetëm 24 orë që nga postimi.
“Sensacionale! Dukesh perfekte me të kuqe”, “Ti e trondite”, “Përsosmëri” dhe “Nuk ke konkurrencë”, janë disa nga komentet e fansave.
Kujtojmë se pak më shumë se një vit më parë këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin Riot, me partnerin e saj ASAP Rocky. Rihanna dhe reperi janë në një lidhje prej katër vitesh dhe ajo solli në jetë djalin e parë të RZA në maj të 2022-shit.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juMexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia
5 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, zëvendëskryeministri i parë shqiptar
Dy persona gjenden të vdekur në Tetovë
4 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Dy burra, të moshës 42 dhe 46 vjeç, u gjetën të vdekur sot në rajonin e Tetovës,
Sabriu: VLEN rikthen në jetë sallën sportive në
8 SHPËRNDARJE! SHPËRNDAJE!Tweet Një tjetër premtim po bëhet realitet. Qeveria VLEN ka miratuar projektin për rikonstruksionin e sallës sportive në