Rihanna nxit thashetheme për përfundimin e karrierës së saj muzikore: Zoti kishte plane të tjera për mua
AA
Ylli i muzikës pop, Rihanna, së fundmi ka nxitur thashethemet për përfundimin e karrierës së saj muzikore.
Përkatësisht, ajo mori pjesë në hapjen e degës së markës ‘Fenty Beauty’ në vendlindjen e saj Barbados.
Me atë rast, mbajti një fjalim në të cilin la të kuptohet për fundin e mundshëm të karrierës së saj muzikore.
“Muzika ishte ajo që tërhoqi vëmendjen, por Zoti kishte plane të tjera për mua”, tha ylli 36-vjeçar.
Më parë, premtoi të publikonte këngë të reja dhe një album, dhe fansat filluan të dyshonin se kjo nuk do të ndodhte së shpejti kur këngëtarja zbuloi se ishte përsëri shtatzënë gjatë performancës së saj në ‘Super Bowl’ në 2023.
Rihanna kohët e fundit mbajti titullin e ‘këngëtares më të pasur femër’ me një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh falë markave të saj të suksesshme ‘Fenty Beauty’ dhe ‘Savage x Fenty’.
Por muajin e kaluar u tejkalua nga Taylor Swift, pasuria neto e së cilës vlerësohet në 1.6 miliardë dollarë.

Ndryshe nga Rihanna, Swift zuri vendin e parë falë karrierës së saj muzikore dhe performancave live.
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje
Osmani po pret Kushtetuesen për emërimin e anëtarëve
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka kundërshtuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta
Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konstatojë se dekreti i presidentes Osmani ishte