Rikthehen emocionet Ligës së Kampionëve, raundi i dytë me disa derbi të fortë
Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë dhe do të jetë një natë interesante me derbi. Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa këtë herë do të luhet vetëm të martën dhe të mërkurën, ndryshe nga raundi i parë që u luajt edhe të enjten.
Me fillim nga ora 18:45, Salzburg pret Brestin, derisa në Gjermani, Shtutgarti do të ketë punë me Spartën e Pragës të futbollistëve shqiptarë si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Qazim Laci dhe Indrit Tuci. Ndeshjet vazhdojnë nga ora 21:00 dhe në orar janë dy derbi të mëdhenj.
Arsenali do të presë Paris Sen Zhermenin në “Emirates”, ndërsa Bajer Leverkuzen është nikoqir i Milanit në ‘BayArena’. Përveç atyre dy dueleve që tërheqin më shumë vëmendjen, na presin edhe disa ndeshje emocionuese.
Epiteti i favoritit absolut në shtëpi ndaj Jang Bojs i përket Barcelonës, e cila dëshiron të lajë shijen e hidhur të humbjes në Monaco në xhiron e parë, ndërsa Man. Siti do të kërkojë pikë të reja ndaj Slovan në Bratislavë.
Nga ora 21:00 do të luhet dueli ndërmjet Interit dhe Crvena Zvezdës. Sigurisht, nikoqiri është një favorit i madh dhe çdo gjë përveç një fitore bindëse të “Nerazzurri” do të jetë një sensacion i vërtetë. Ndonëse nuk janë ndër favoritët, do të jetë shumë emocionuese dueli mes PSV-së dhe Sportingut, dy skuadra që po luajnë shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve.