![Rikthehet dëbora në juglindje të vendit, 150 familje mbeten pa energji elektrike](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/12/900-0-1733733147xsretuuui-468-850x505.png)
Rikthehet dëbora në juglindje të vendit, 150 familje mbeten pa energji elektrike
Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm. Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.
Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.
Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Ndërkohë rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë në Kolonjë, kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.
Specialistët e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.
/a.r