
Rikthehet Liga e Kampionëve, sfidë nxitëse për Realin e Man. Sitin
Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve me fazën e eliminim direkt, pra raundi i 1/8-ave. Pas një pushim relativisht të gjatë pas ndeshjeve të grupeve, ekipet e kualifikuara kthehen për ndeshjen me eliminim direkt. Në mbrëmjen e sotme, duke filluar në orën 21:00, do të luhen dy ndeshje.
Sfida e parë do të jetë ajo me Kopenhagës dhe Man. Sitit, ku kampionët në fuqi të Premier Ligës dhe Evropës, do të tentojnë të mbyllin këtë raund që në ndeshjen e parë në transfertë, me “qytetarët” që padyshim shihen si favoritë në këtë përballje.
Nga ana tjetër, do të jetë një sfidë spektakolare, me Real Madrid që do të udhëtojë drejt “Red Bull Arena” për të sfiduar ekipin e Lajpcigut. Kjo ndeshje pritet të jetë me tepër klas dhe emocione, ku gjithashtu priten edhe gola të shumtë. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas tre javëve, pra më 6 mars.