
Rikthehet ‘Tirana pa Makina’, nesër ndalohet qarkullimi i makinave në Bulevardin e kryeqytetit
Ditën e diel do të rikthehet dita pa makina në kryeqytet. Bashkia Tiranë raporton se kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, si edhe për të bërë një jetë më aktive.
Në qendrën e Tiranës do të organizohen aktivitete nga bashkia, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.
“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport etj./m.j