
Rikuperimi më i shpejtë se sa pritej, Rodri i rikthehet stërvitjeve
Mesfushori i Man. Siti, Rodri është kthyer në stërvitje pas lëndimit të rëndë, ku këputi ACL-në, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. Rikthimi i mesfushorit spanjoll ka ndodhur më shpejtë se sa ishte pritur.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2024 mund të rikthehet më shpejt se sa pritej pasi ai u pa duke marrë pjesë në një seancë individuale në kampusin “Etihad”.
Mungesa e 28-vjeçarit ka qenë një faktor kyç në formën e zymtë të skuadrës së Pep Guardiolës këtë sezon. Rodri pritet të jetë i gatshëm të luaj në Kupën e Botës për Klube, e cila mbahet në Shtetet e Bashkuara, dhe fillon më 14 qershor./IndeksOnline/