Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Rina Balaj së fundmi ka dhënë një intervistë për Prive, teksa ka folur gjerë e gjatë për të gjitha, pa doreza.
Asaj iu kërkua të listonte tre artistë të nënvlerësuar, ku nuk hezitoi të mbështeste artistë të rinj kurse te të mbivlerësuarit, veçoi një prej kolegëve.
U shpreh gjithashtu se në Shqipëri ka shumë këngëtarë të nënvlerësuar.
“Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj, mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje. Tjetër…Bejta është i nënvlerësuar, ndoshta ngaqë është ende në fillim, njerëzit s’e dinë ç’do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë… tjetër s’po më kujtohet për momentin… unë”, tha ajo.
Reperja nga Istogu theksoi: “Të mbivlerësuar, mendoj që Butrint Imeri është i mbivlerësuar”.
Pavarësisht asaj, Rina që nga fillimi ka një stil të njëjtë të të interpretuarit dhe shumë unik.
Ajo këtë vit ka qenë tejet e angazhuar me këngë të reja e bashkëpunime.
(VIDEO) Mickoski: Tragjedia e Koçanit të shndërrohet në
Kryeministri Hristijan Mickoski ka hapur sot konferencën ndërkombëtare “Aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan – një
(VIDEO) Protesta e puntorëve përplas VMRO-në dhe LSDM-në
Protesta e sotme e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka nxitur përplasje të forta politike mes partive kryesore
12 muaj leje qëndrimi dhe zgjatje të afatit
Qeveria e Albin Kurtit bëri lëshime sot në mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët