AA
Propozim – ndryshimet e Ligjit për vetura me të cilat pritet që të lehtësohet procesi i regjistrimit të veturave, sot ka kaluar filtrin kuvendor në komisionin amë.
Kryetari i Komisionit, i cili njëherit edhe edhe propozues, Bojan Stojanovski ka sqaruar se ndryshimet janë bërë me qëllim që të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të veturave. Me ndryshime i jepet mundësi që stacionet e kontrollit teknik të japin vërtetim për veturën e regjistruar, bazuar në kriteret e verifikuara paraprakisht, e cila do të verifikohet me vulë në lejen e trafikut. propozohet gjithashtu që regjistrimi të kryhet në gjithë shtetin, dhe jo siç deri më tani, në afërsi të vendbanimit, përchell Tv21.
“Në bisedë me bashkëqytetarët tanë dhe me organizatat të cilat përfshihen me këtë ligj, erdhëm në përfundim se procesi i regjistrimit t[ë veturës mund të thjeshtësohet veçanërisht për shkak se ka numër të vogël të përmbaruesve në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët punojnë në stacionet për kontroll teknik, që do të thotë se edhe nëse procedura për kontroll të veturës do të përfundojë në tërësi, sërish do të duhet të prisni disa ditë që të merrni vulë për leje të trafikut dhe për këtë vendosëm që të bëjmë disa risi”, sqaroi Stojanovski.
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të