Rita Ora do të moderojë për herë të tretë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”
AA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe kësaj here ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.
Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit.
Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë nikoqire e kësaj ceremonie.
“Jam tejet e lumtur, që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.
“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”, shtoi Rita Ora.
“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”, theksoi mes tjerash.

(VIDEO) Manasievski: Njerëz të afërt me partinë në
VMRO-DPMNE-ja po i akuzon drejtuesit e LSDM-së për lidhje biznesi me persona të afërt me pushtetin në Serbi. Valentin Manasievski,
(VIDEO) Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut dyshohet
Partitë politike kanë reaguar pas arrestimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vase Nakiev, i cili dyshohet se ka
(VIDEO) Besimtarët në Maqedoninë e Veriut festojnë Bajramin
Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të