Rita Ora do të moderojë për herë të tretë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”
AA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe kësaj here ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.
Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit.
Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë nikoqire e kësaj ceremonie.
“Jam tejet e lumtur, që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.
“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”, shtoi Rita Ora.
“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”, theksoi mes tjerash.

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së
Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke
Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po