RMV, ndërroi jetë 34 vjeçari pas një aksidenti në komunikacion
Pas një aksidenti në komunikacion, 34 vjeçari nga Shkupi ndërroi jetë në hapësirat e Qendrës Klinike “Nëna Terezë”.
Në ndeshjen që ka ndodhur në rrugën “Aco Shopov” në Shkup, është përfshirë 24 vjeçari B.R. nga Bukoviqi në momentin kur me veturën e tij “Fiat” u aksidentuan së bashku me 52 vjeçarin S.A. i cili ishte me veturën “Peugeot”.
Në këtë aksident u përfshi edhe viktima 34 vjeçare A.J. i cili ishte duke lëvizur me motoçikletën “Suzuki”. Ai pasi u aksidentua, u dërgua në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku kishte ndërruar jetë, ndërsa 24 vjeçari kishte marrë lëndime trupore.
Policia raportoi se pasi i është dhënë ndihma e parë, 24 vjeçari është arrestuar, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal.