
Robert Levandovski pritet të firmos kontratën e re me Barcelonën
Sulmuesi polak, Robert Levandovski është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Barcelona këtë sezon. Këtë e dëshmojnë edhe golat e tij, ku aktualisht është edhe golashënuesi kryesor në La Liga.
Siç raporton Fabrizio Romano, Levandovski pritet që të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona, ku thuhet se do të nënshkruajë kontratën njëvjeçare, e cila pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme.
“Leva”, këtë sezon po shkëlqen nën urdhërat e Hansi Flik, ku ka shënuar 31 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.