
Robert Levandovski shkruan historinë, parakalon Johan Krojfin
Robert Levandovski shënoi dy gola, edhe një herë bëri diferencën në “Mestalja”. Në sezonin e tij të tretë si lojtar i Barcelonës, polaku ka kaluar tashmë një legjendë të tifozëve katalanas si Johan Kojf. Një dopietë që vlente tri pikë dhe e lejoi atë të gdhendte një vend në historinë e klubit blaugrana.
Levandovski ka shënuar 61 gola në 96 ndeshjet e tij si “9” i Barçës. Nga ana e tij, Johan Krojf e përfundoi kohën e tij si futbollist për entitetin blaugrana me 60 gola në 180 ndeshje të shpërndara në 5 sezone. Meritat e Levandovskit janë të rëndësishme, megjithëse Johan Krojf nuk ishte aspak një finalizues i lindur.
Holandezi lëvizi në të gjitha anët e sulmit, gjithashtu u dallua për pasimet dhe kombinimet e tij me shokët e skuadrës. Në çdo rast, Levandovski shkëlqeu në një skenar kompleks siç është “Mestalja”, në ndeshjen e parë të La Liga-s dhe me një skuadër të mbushur me të rinj për shkak të dëmtimeve e problemeve me kufirin e pagave të klubit.
Valencia, në realitet, është “viktima” e tij e preferuar në La Liga. Ndaj saj ka shënuar tashmë 6 gola. Deri të shtunën mbrëma, Selta dhe Elçe ishin skuadrat e tjera, të cilave iu kishte shënuar më shumë, nga 4 gola secilës. Levandovski dëshiron të luftojë përsëri për të qenë golashënuesi më i mirë i La Liga-s, pasi 19 golat e tij ishin larg 24 golave të Dovbik sezonin e kaluar. Ukrainasi u transferua kësaj vere te Roma, pasi ndihmoi për kualifikimin e Xhirona-s në Ligën e Kampionëve.
Polaku është mësuar të shënojë dhe dëshiron të jetë referencë në fushë për shokët e rinj të skuadrës. Kundër Valencias ai shërbeu si kapiten në fushë, pasi Ter Stegen nuk mund të fliste me arbitrin nga porta, dhe frymëzoi shokët e skuadrës me përvojën e tij.