Rodri: Mesi më i mirë se Ronaldo, portugezi nuk e ka talentin e Leos
Rodri Hernandez, fituesi i freskët i “Topit të Artë”, ia dedikoi çmimin prestigjioz jo vetëm vetes, por një brezi të tërë futbollistësh spanjollë, të cilët, sipas tij, nuk kanë marrë vlerësimin e duhur.
“Spanja ka përjetuar momente të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, jo vetëm me ekipin kombëtar. Është kurioze që vetëm një nga ata lojtarë donte t’i bënte nderime atij brezi të mrekullueshëm, që nuk arriti ta fitonte këtë çmim”.
Më pas Rodri shprehu mendimin e tij për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, figura qendrore të futbollit modern. Pa hezituar, ai e cilësoi argjentinasin si më të mirin në histori.
“Messi është më i miri, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Kristiano e ka barazuar në shumë aspekte, por nuk e ka talentin e lindur të Leos. Për ne lojtarët e tjerë, përballja me ta ishte një përvojë unike.
Messi ishte vdekjeprurës kudo që ishte në fushë. Gjithçka që duhej të bënte ishte të prekte topin. Nëse topi arrinte në këmbët e tij, diçka do të ndodhte me siguri. Ky është ndryshimi që e bën atë unik,” tha mes tjerash Rodri.